Futbollisti strugan Altin Lloga është zyrtarisht futbollist i KF Flamurtari nga Prishtina, pasi kaloi 6 muaj te Dukagjini në Kosovë. Lloga sot u aktivizua në pjesën e dytë te Flamurtari në miqësoren e luajtur ndaj FC Shkupit që përfundoi me rezultatin 0:0. Lloga është shprehur për Albsport.mk pas konkretizimit të marrëveshjes me kryesin e klubit të tij të ri.

“Zyrtarisht jam lojtar i ri i Flamurtarit dhe tani ka një javë që po punoj me ekipin. Shpejt kemi arrit marrëveshjen me kryesin e klubit dhe jam i kënaqur me pritjen. Shpresoj që në fund se bashku ta arrijmë objektivin, që për këtë vit është mbijetesa. Shpresoj të jem mirë me shëndet dhe suksesi nuk do mungoj. Mezi pres që të fillojnë ndeshjet e para”, ka thënë mes tjerash Lloga.

Flamurtari aktualisht është në pozitën e 9-të të Superligës në Kosovë dhe objektivi kryesor në sezonin pranveror është mbijetesa.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...