Alternativa e Afrim Gashit ka promovuar platformë të re, për të ndaluar migrimin e të rinjve jashtë vendit. Sipas Gashit, analizat dhe të dhënat e fundit të institucioneve për numrin e madh të të rinjve që lëshojnë vendin tonë në kërkim të një jete më të mirë, janë shqetësuese. Ai thotë se do të ishte sukses sikurse aktivistët e partisë së tij do të ndalonin qoftë edhe një person të vetëm që të mos e lëshojë vendin.

Për neve si parti këto shifra nga institucioneve ndërkombëtare por edhe nga kontakti jonë për qytetarët janë shqetësuese tej mase, andaj ne nuk kemi dashur të rijmë symbyllur dhe indiferent ndaj këtij problemi. Ne do të dalim në teren dhe do të flasim me secilin qytetar. Do të isha i lutur nëse vetëm një njëri, një djalë të ri do të arrijmë ta ndalim, unë do ta konsideroja të suksesshme këtë mision- deklaroi Afrim Gashi – Kryetar i Alternativës.

 

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...