Ministritë dhe institucionet kërkuan nga Qeveria shuma optimiste për projektet që janë në plan për t’u realizuar vitin e ardhshëm, por nga Qeveria bënë shkurtime serioze të projektimeve të tyre. Alsat  siguroi draft- versionin e propozim- buxhetit për vitin 2020.

Ministria e transportit dhe lidhjeve

  • Mbindërtim dhe rekonstruktim të objektit administrativ
  • Ujësjellës dhe kanalizim për komunat
  • Projekt për furnizim me ujë dhe largimin e ujërave fekale
  • Ujësjellës dhe kanalizim në Vizbeg
  • Investime në infrastrukturën hekurudhore

Sipas dokumentit, Ministria e transportit dhe lidhjeve sipas buxhetit jo zyrtar, për ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizime nëpër komuna, gazifikim, investime në infrastrukturën hekurudhore ka kërkuar 90 milionë, ndërsa do marrë 82 milionë euro.

Prej 24 milionë eurot e kërkuara, Ministria e shëndetësisë në dispozicion ka marrë 22 milionë euro. Paratë planifikojnë t’i shpenzojnë për ndërtimin e Qendrës së shumëpritur klinike në Shkup dhe spitalin e ri në Shtip. Përveç ndërtimit të spitaleve të reja, në Ministrinë e shëndetësisë planifikojnë edhe rekonstruktimin e një pjese të institucioneve shëndetësore dhe për furnizimin e pajisjeve mjekësore.

Ministria e shëndetësisë

  • Rekonstruktimin dhe ndërtimin e objekteve të IPSH
  • Pajisje mjekësore
  • Ambulanca në vendet rurale
  • Spital i përgjithshëm në Kërçovë
  • Ndërtimin e Qendrës së re klinike në Shkup dhe Shtip

Ministria e arsimit dhe shkencës sërish merr thuajse 7 milionë euro më pak nga paratë e kërkuara për investime në arsim. Me buxhet prej 17 milionë euro planifikon ndërtimin dhe rekonstruktimin e shkollave të mesme. Ndërtimin e sallave sportive dhe rekonstruktimin e konvikteve të studentëve.

 Ministria e arsimit dhe shkencës

  • Ndërtimin e shkollave fillore dhe të mesme
  • Rekonstruktimin e shkollave fillore
  • Ndërtimin e sallave sportive
  • Ndërtimin dhe rekonstruktimin e konvikteve

Më shumë para si zakonisht është planifikuar të kenë Ministria e punës dhe politikës sociale dhe Ministria e financave, mbi 800 milionë euro. Të dhënat zyrtare për arkën e shtetit tashmë janë vonuar pasi Qeveria vendosi në vend të seancës së djeshme, për buxhetin e vitit 2020 të diskutohet në seancën e ardhshme të Qeverisë. Të dhënat që siguroi Alsat mund të ndryshohen, por sido që të jetë, buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë më megalomani dhe do arrijë afër 4 miliardë euro.

Andrea Çobanova

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...