Kampioni olimpik nga olimpiada e Los Anxhelosit, Shaban Tërstena ka ndarë çmimet e para “Oskari i artë olimpik”. Çmim ky të cilin e ka formuar vitin e kaluar i cili po u ndahet njerëzve dhe institucioneve që janë meritorë për suksesin e tij sportive, por edhe atyre qe kontribuojnë për avancimin e sportit në vend. Ndarja e dytë e çmimit “Oskari i artë olimpik”, për institucionet dhe personat që kanë kontribuar dhe kontribuojnë për avancimin e sportit u zhvillua sot në Shkup.

 

Përse nuk del ndonjëri nga shkenca që të ndalë kohën të mos ecë. Shumë shpejtë është duke ecur. Falë zotit të gjithë jemi shëndosh e gjallë nga viti I kaluar…. Pa ju, unë nuk do isha këtu. Emri im nuk do gji ndej gjithandej. Ju gazetarët e sportit, ju mediat jeni një nga ata që këtë popull e njoftuat për të gjitha. Ju jeni pjesë e kësaj medalje olimpike të cilën po e shihni këtu, “ tha mes tjerash ish kampioni olimpik, Shaban Tërstena.

Fituesit e këtij çmimi janë: Televizioni kombëtar Alsat-M, i cili për po thuajse 13 vite të plota ka qenë në mbështetje të të gjitha aktiviteve të ish kampionit olimpik Tërstena si dhe të sportit dhe sportistëve vendor.

TV Alsat-M, si një nga redaksitë më të reja në hapësirat mediatike në MKD, arriti të bëjë përcjelljen e çdo hapi të kampionit olimpik Shaban Tërstena. Ne ndihemi krenarë që kemi bërë një kontribut të vogël në transmetimin e të gjitha aktiviteteve të kampionit olimpik dhe legjendës së gjallë sportive shqiptare këtu në MKD , por edhe në të gjitha trojet shqiptare,“ tha mes tjerash Safet Ademi, gazetar sporti në TV Alsat-M

Ndryshe fitues këtij çmimi janë edhe gazetarët Agim Kasapolli. Zoran Mihajllov e Atanas Kostov, si dhe servisi publik.

Loading...

Shpërndaj me