Pasi refuzoi rikthimin në Formula 1 si pilot i “Red Bull”-it, spanjolli Fernando Alonso është përqendruar në një tjetër projekt të ri. 2 herë kampioni i botës në Formula 1 do të garojë në janar të 2020-ës në garat Rally Dakar, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Për këtë arsye, Alonso ka zhvilluar disa faza përgatitore, fillimisht në Namibi dhe së fundi në Poloni. Ai ka pilotuar makinën Toyoto Gazzo Racing, me të cilën do të garojë në garat rally. Spanjolli ka kompletuar rreth 1000 km gjatë këtyre tri ditëve teste në shkretëtirë dhe në terrene të vështira në pyll. Ky është testi i dytë që Alonso kryen për këtë event, teksa në mars ka testuar makinën Toyota në Afrikën e Jugut. Në testet e fundit, në Namibi dhe Poloni, piloti spanjoll shoqërohej nga Giniel de Villiers. “Jam shumë i kënaqur nga këto teste dhe progresi i bërë”, tha Alonso.

Tani kam nisur të kuptoj më mirë se si funksionon ky sport dhe mbi të gjitha se si duhet pilotuar në sipërfaqe të ndryshe. Leksionet që kam marrë kanë qenë të vlefshme. Unë jam një shpirt konkurrues dhe dua të paraqitem mirë edhe këtu”, tha Alonso.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...