Në fund të shtatorit, vogëlushi i Almeda Abazit, Efehan, iu nënshtrua një ndërhyrjeje në kokë. Asokohe, televizioni turk Channel D tha se shkak u bë një kist, e ndërsa kur gjithçka përfundoi me sukses, vetë Almeda konfirmoi përmes Instagram-it, se gjendja e Efehanit është shumë e mirë.
Pavarësisht që kanë kaluar muaj dhe operacioni shkoi për mrekulli, Almeda preket sa herë përmendet kjo temë. E ftuar pak javë më parë, po në të njëjtin televizion, Channel D, Abazi tregoi si kuptoi që djali kishte nevojë për ndërhyrje.

“Ishin ditë shumë të vështira. Ai kishte një kist, në fund të ballit, pranë kokës. Unë s’e dija që dhe bebeve mund t’i dilte diçka e tillë. U tremba dhe ia tregova Tolgahan-it. Edhe pse më thoshin njerëzit që nuk është asgjë, u shqetësova dhe mendja më rrinte aty. Kur e çova tek mjeku më thanë që ishte një kist i vogël. Doktori tha se nuk ishte me shumë rëndësi dhe se me një operacion e heqim. Kur u përmend fjala operacion ngrica. Ai ishte akoma shumë i vogël.”- tregonte e përlotur showgirl-i shqiptar.

Më tej, moderatorja tentoi ta pyeste se si u ndje kur shihte të birin të futej në operacion, por Abazi teksa fshinte lotët i kërkoi ta linin me aq atë çështje.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...