Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, tha se rekordi i pikëve të Antonio Conte në Serie A do të jetë i vështirë për t’u kapërcyer. Ish-trajneri i Juventusit, Conte, e vendosi rekordin gjatë kohës së tij në Torino, duke i çuar “bardhezinjtë” në 102 pikë në sezonin 2013-14. Shtatë herë kampione italiane në fuqi, Juventusi mbetet i pamposhtur gjatë këtij sezoni dhe renditetme 63 pikë në 23 ndeshje pas fitores së 3-0 në Sassuolo. Duke folur për rekord më pas, Allegri u tha gazetarëve: “Shënimet e Conte për pikat në Serie A me Juventusin, vështirë se do të mund ta rrahim atë. Por gjëja më e rëndësishme tani ishte të ktheheshim në plus 11 pikë nga Napoli dhe të përpiqeshim të shkojmë në plus 14 të premten, dhe vetëm atëherë do të mendojmë për Ligën e Kampionëve.”, ka thwnw Allegri, duke vazhduar.

Ajo që ka rëndësi për mua është të fitoj Scudetton, duke fituar njëqind pikë është e pakuptimtë, ne duhet të jemi të mirë, në këtë moment, në sjelljen e pikëve në shtëpi.”, ka pwrfunduar trajneri Allegri.

Loading...

Shpërndaj me