Juventusi ka marrë vendim ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Massimiliano Allegri.

Pas pesë sezoneve të kaluara si trajner i Juventusit, Massimiliano Allegri do t’i jap lamtumirën bardhezinjve në fund të këtij stinori.

Bisedimet e këtyre ditëve të fundit me presidentin Andrea Agnelli kanë përcaktuar të ardhmen e trajnerit, që ka vendosur të largohet.

Në faqen zyrtare të Juves bëhet e ditur se nesër në një konferencë për media do të dalin trajneri dhe presidenti.

“Massimilliano Allegri nuk do të jetë më trajner i Juventusit. Ai dhe presidenti Andrea Agnelli së bashku do të dalin para medieve, për një konferencë ku do të tregojnë detaje më të shumta”, thuhet në njoftim.

Allegri ka shkruar historinë me Juventusin, duke dominuar në Itali në këto pesë vite ku ka fituar pesë herë Scudetton, por dështimi në Ligën e Kampionëve ka bërë që te Juve të kërkojnë një trajner të ri.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...