Alketa Vejsiu e cila mori pjesë festivalin e njohur italian “Sanremo’ si prezantuese, ka vjedhur ca minuta më tepër nga koha e planifikuar

Fakti që Alketa foli dy minuta më shumë seç ishte parashikuar në prova, u vu re në momentin që ajo doli nga skena me Amadeus, dhe nga mikrofoni i hapur u dëgjua një audio e dikujt që fliste me dyshen e prezantuesve: “4 minuta? Po kishim rënë dakord”!

I ftuari kryesor në emission, Amadeus u ndal të fliste për herë të parë në publik edhte për ‘incidentin’ me Alketa Vejsiun e cila tejkaloi minutazhin e saj prej 4 minutash.

Ai u shpreh se ishin pikërisht këto të papritura që e bënë festivalin edhe më special dhe se kushdo në mënyrën e vet dha kontributin personal.

“Një fitore e ‘Sanremo’-s është fitore e të gjithëve. Unë bëj një analogji me futbollin sepse e dua shumë futbollin. Kur një skuadër fiton, merita është e sulmuesit, merita është e mesfushorit, por, merita është e të gjithë skuadrës. Nëse elementët janë prezantuesit, të ftuarit, të rinjtë, këngët në garë, nëse të papriturat nuk do të kishin ndodhur, nuk do të ishte i njëjti festival. Ky është festivali, secili prej nesh ka dhënë kontributin e tij për të bërë këtë festival”, u shpreh Amadeus.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...