Mbrëmë ishte nata e tretë e festivalit prestigjioz të Sanremos, prezantuar nga partnerja e Ronaldos, Georgina, moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu dhe Amadeus. Alketa ka prezantuar në pjesën e dytë të festivalit.

Prezantimi në Sanremo është ëndrra e Alketës e bërë realitet dhe për këtë arsye ajo është kujdesur që të duket më bukur se kurrë. Alketa u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë rozë të ëmbël, me një shirit argjendi në pjesën e belit dhe me mëngë të gjera.

Para se të niste prezantimin, Alketa bëri një përshëndetje për të gjithë shqiptarët. Ajo foli shqip duke treguar dhe njëherë tjetër sa krenare është për origjinën e saj! “I dua te gjithe shqiptaret”, u shpreh moderatorja.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...