Gjiganti farmaceutik maqedonas “Alkaloid” vazhdon të ketë rezultate pozitive. Në periudhën janar-qershor, “Alkaloid” e ka rritur eksportin për më shumë se 20% dhe ka realizuar fitim prej 422 milion denarë. Përveç kësaj, numri i të punësuarve në kompani është rritur për 80 punonjës. Sa i përket shitjeve totale, ajo është 15% më e lartë se gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar .Në tregun e brendshëm , shitjet janë rritur për 6% duke krahasuar të njëjtën periudhë. “Alkaloidi” është i njohur në Rusi, ku eksporti i kësaj kompanie përfaqësohet me 33%, në vendet e Bashkimit Evropian janë plasuar 22%.Rritje më e lartë të eksportit në gjashtë muajt e parë të vitit janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa tre herë më shumë se vitin e kaluar në Rusi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...