Kompania farmaceutike Alkaloid ka publikuar raportin për rezultatet e punës gjatë periudhës janar – shtator 2019. Në këtë raport thuhet se Alkaloidi ka shënuar rritje të konsoliduar të eksportit prej 19 %, rritje të konsoliduar të fitimit neto prej 26 %, investime në vlerë prej 603 milionë denarë si dhe 127 punësime të reja në periudhën janar- shtator 2019. Mes tjerash, në këtë raport thuhet se shitja gjatë kësaj periudhe ka arritur mbi 6 miliardë denarë, respektivisht 14 % më shumë krahasuar me periudhën e njëjte të vitit të kaluar.

Gjithashtu, nga Alkaloidi bëjnë të ditur se shitjet e konsoliduara në tregun e brendshëm janë rritur për 7 % ndërkohë eksporti i përgjithshëm i kompanisë është rritur për 19 %. Sa i përket shitjeve jashtë vendit, nga Alkaloidi thonë se shitje më e madhe është shënuar në Britani të Madhe në vlerë mbi 278 milionë denarë që është për dy herë më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...