Kompania farmaceutike “Alkaloid” A.D Skopje do të investojë 11 milion euro për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese. Hapësirat e reja prodhuese do të shtrihen në sipërfaqe prej 7000 m2 dhe do të mundësojnë kushte për realizimin e rreth 200 punësimeve të reja. E gjithë kjo do të rrisë kapacitetin e prodhimit për të paktën 50%, “Investimi i planifikuar është në përputhje me politikën e kompanisë për të investuar në projekte kapitale, dhe duke pasur parasysh trefishimin e të ardhurave të konsoliduara të shitjeve gjatë 15 viteve të fundit, kjo sipërmarrje ka qenë e nevojshme të mundësojë plasman më intensiv dhe rritje të vazhdueshme, deklaroi Zhivko Mukaetov, Drejtor i përgjithshëm dhe Kryetar i Bordit drejtues të kompanisë. Përmbyllja e këtij investimi parashihet për gjysmën e parë të vitit 2020.

ALSAT

Loading...

Shpërndaj me

Loading...