Fidan Aliti pas ndeshjes në Pllzem u shpreh se Kosova nuk ka luajtur lojën e saj dhe kjo është për shkak se Çekia e fortë e ka pamundësuar. Ai është shprehur i mërzitur, por gjithashtu optimist për kualifikimin e Kosovës nga Liga e Kombeve.

“Jo nuk besoj se ka pasur presion. Përkrahja ka qenë fenomenale, kemi luajtur jashtë por më është dukur si të jem në Prishtinë, faleminderit tifozëve dhe të gjithëve që kanë qenë afër nesh edhe nga ekranet. Pa ta nuk do të ishim këtu. Unë besoj që djemtë e kanë dhënë 100 për qindëshin, por duhet të flasim të drejtën, Çekia sot ka qenë më e fortë se ne, janë ekip me kualitet, ne nuk kemi luajtur futbollin që dimë ta luajmë, por edhe Çekia e ka bërë të vështirë këtë”, tha Aliti.

I pyetur për golin dhe nëse faji ishte i portjerit Aro Muric, ai tha se Murici e ka shpëtuar skuadrën dy-tre herë.

“Aro Muric na ka shpëtuar dy – tre raste, nuk di të komentoj tani dhe nuk është momenti. Sot është dita kur duhet të mërzitemi, është normale. E kemi pritur këtë ditë dhe jemi të mërzitur tani. Çdonjëri që nesër të zgjohet nga gjumi duhet të mendoj për të ardhmen”, tha Aliti.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...