Skuadra e Dinamo Bukureshtit në ndeshjen e dytë të sezonit pranveror me rezultatin 1:0 në transfertë e ka mundur Sepsi. Si në ndeshjen e parë të këtij sezoni (Poli Iasi), trajneri i Dinamos ka pasur besim të plotë të mbrojtësi i kombëtares shqiptare Naser Aliji. Mbrojtësi kumanovar i krahut të majtë edhe në këtë ndeshje pati paraqitje të mira. Nga rikthimi kur morri detyrë nga trajneri Mircea Rednic. Kumanori pati paraqitje të mira edhe në ndeshjet përgatitore. Në këtë mënyrë Aliji, iu ka dhënë përgjigjen më të mirë të gjithë kritikëve të trajnerit Rednic, se ka besim të madh në cilësinë e këtij futbollisti. Aliji në këtë ndeshje në sekondat e fundit u ndëshkua me karton të verdhë.

Loading...

Shpërndaj me