Massimiliano Alegri nuk e ka kursyer ironinë ndaj Interit. Ndeshja e cila vlen për javën e 15-të të kampionatit italian të futbollit “Seria A”, nuk është aq e rëndësishme për Juventusin se sa ajo sfida e të mërkurës për Ligën e Kampionëve, ndaj Jang Bojs. Lidhur me derbin e Italisë, trajneri Alegri në deklaratën e para sfidës është shprehur se, “kjo sfidë duhet fituar, ndërsa ka shtuar se për projektin bardhezi ka më shumë vlerë sfida e të mërkurës ndaj zviceranëve të “Jang Bojs”. “Vendi i parë në grup në Ligën e Kampionëve, do na mundësonte të kishim një rival më të lehtë në fazën tjetër”, tha Alegri, duke argumentuar qëndrimin e tij për sfidën ndaj zviceranëve.

Loading...

Shpërndaj me