Sipas “Tuttosport”, trajneri i Juventusit , Masimiliano Alegri do të bëj një revolucion të vërtetë, që do të përfshinte shitjen e pesë lojtarëve. Përveç të njohurve tashmë në listën si Daglas Kosta, Kanselo dhe Dibala, trajneri Allegri do të heq dorë edhe nga Aleks Sandro, por mbi të gjitha nga Mario Manxhukiq. Largime të shkëlqyera si emra, por që do të zëvendësohen me blerje të barabarta. Synimi është një mbrojtës qendror, një anësor i ri, një sulmues dhe ëndrra e madhe, Poll Pogba. Nga Argjentina, Gustavo Dibala, vëllai i Paullo Dibalas, konfirmoi mundësinë e lamtumirës, duke nënvizuar se edhe lojtarë të tjerë janë të gatshëm ta lënë Juventusin. Me pak fjalë, ndjenja është se me Allegrin në stol, cikli i shumë lojtarëve bardhezinj është me të vërtetë i mbaruar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...