Trajneri i Juventusit , Masimiliano Alegri në prag të përballjes kthyese me Ajaksin për mediat në Itali potencoi se ekipi I tij duhet të jep maksimumin për të siguruar gjysmëfinalen.

Duhet të bëjmë më mirë se në ndeshjen e parë. Ata janë shumë të mirë dhe e dëshmuan. Në transfertë nuk janë mposhtur ende, nesër të shpresojmë që do të jetë hera e duhur. Duhet të jemi më të mirë në ndërtimin e lojës. Kielini do të grumbullohet me ekipin për tu ulur në tavolinën e drejtuesve për të darkuar. Të tjerët, Manxhukiq është jashtë, pastaj duhet të jemi 16 ose 17. Jemi një numër i mjaftueshëm për të mund të luajtur kundër Ajaksi. Sa i përket Dibala-s, Daglas Kosta-s apo Kinit, mund të jenë të tre ose edhe asnjëri prej tyre”, përfundoi trajneri i Juventus, Masimiliano Alegri.

Loading...

Shpërndaj me