Aleanca për Shqiptarët nuk do të marrë pjesë në përbërjen e qeverisë së re, deklaroi Zulfi Adili nga Uniteti, pjesë e Aleancës për Shqiptarët, pas lajmit se sot presidenti Ivanov i dha mandatin liderit të VMRO-DPMNE-së.

Adili theksoi se ”Uniteti nuk ndryshon qëndrimin e kushtetutës në platformën të cilën e përkrahën partitë shqiptare, e cila është bazë për negocimet për formimin e qeverisë së re”.

Vesel Memedi, lider i RDK-së, parti e cila gjithashtu është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, thotë se gjithsesi për ta më e rëndësishme është platforma.

  Për ne më me rëndësi është platforma. Ata të cilët janë të dyshuar do të përgjigjen para ligjit. Nuk do të ketë hapësirë për devijim, në platformë është e deklaruar në mënyrë të qartë cilat janë kërkesat tona – thotë Memedi.

Platformën e mbështetën tre nga katër partitë shqiptare, të përfaqësuara në parlamentin e sapozgjedhur.

  Nuk ka dyshim se platforma për shqiptarët është puna më e rëndësishme që duhet të ndodhë me ndryshimet, por gjithsesi se nuk është pak e rëndësishme kush do të marrë pjesë në formimin e qeverisë. Nuk ka ndryshime në qëndrimin tonë se nuk do të hyjmë në asnjë kombinim të qeverisë nëse mandatar është Gruevski – shtoi Adili.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...