Jordi Alba e ka komentuar rikthimin e Zinedine Zidanes te Real Madrid.

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka thënë se ai është i befasuar me rikthimin e Zinedine Zidanes te Real Madrid.

Spanjolli e ka quajtur si jonormale rikthimin e francezit te rivali i tyre i përjetshëm.

“Isha i habitur nga rikthimi i Zidane në Real Madrid, nuk është normale që një trajner të kthehet pas nëntë muajsh.”, tha Alba.

Mbrojtësi spanjoll gjithashtu është shprehur i befasuar me eliminimin e Real Madridit nga Liga e Kampionëve, pasi shiheshin si favorit.

“Real Madrid ishte favorit në teori, por që Ajaxi zhvilloi një ndeshje të madhe, duke i paralajmëruar të gjitha skuadrat.”, ka shtuar më tej spanjolli.

Shpërndaj me