Në dokumentarin “Leaving Neverland” ka pohime dhe dëshmi se Michael Jackson ka abuzuar seksualisht me fëmijë. Megjithatë mes të gjitha dëshmive mungonte ajo e  yllit të filmit “Home Alone”, Macaulay Culkin, i cili kur ka qenë i vogël ka qenë protagonist i një prej klipeve muzikore të Jackson.

Pas videos ai dhe Jackson u bënë miq të përjetshëm. Përgjatë viteve, pasi akuzat për sjelljen e Jackson shpërthyen në media, Culkin ka mohuar vazhdimisht se ka pasur ndonjëherë ndonjë kontakt seksual me Jackson.

Në një intervistë të tij për “Esquire” Culkin diskuton gjerësisht miqësinë e tij me Jackson, duke hyrë në detaje në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe atë çfarë ndodhi dhe çfarë nuk ndodhi.

“Ai kurrë nuk më bëri asgjë mua. Kurrë nuk e pashë atë të bënte ndonjë gjë. Dhe veçanërisht në këtë kohë që jemi, nuk kam arsye të mbaj asgjë. Tani është një kohë e mirë për të folur. Nëse do të kisha diçka për të folur, unë do ta bëja atë plotësisht. Por jo, nuk kam parë kurrë asgjë; ai kurrë nuk bëri asgjë”, ka thënë Culkin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...