BBC është akuzuar për seksizëm në krahun e kundërt, pas zgjedhjes për analizën e ndeshjes mes Anglisë dhe Skocisë në Botërorin e femrave në Francë nga katër femra. Kuptohet, nuk janë femra të rastësishme aty. Në krah të gazetares Gebi Logan ishin tre ish-futbolliste, anglezja Aleks Skot, skocezja Gema Fai dhe amerikania Hop Solo. Sipas “Sun”, ka edhe nga ata që janë ankuar për mungesën e gazetarëve apo komentatorëve meshkuj. Midis tyre edhe Rebekah Vardi, bashkëshortja e sulmuesit të Leiçesterit, Xhimi Vardi. Ajo ka postuar në Tuiter një foto me katër femrat që po komentonin dhe ka shkruar: “Uhm…çfarë ndodhi me barazinë?

Për t’i shtuar polemikat, ka menduar edhe lojtarja e hokeit, Sam Kuek, që ka shkruar: “A ka pasur ndonjëherë ndonjë skuadër prezantuesish më të bukur dhe kompetente?”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...