Biljana Ivanovska, Kryetarja e Komisionit për Parandalim e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, e ftuar në emisionin “360 Gradë” në Alsat tha se ka pasur  konflikt interesi në rastin e heqjes së doganave për “akumulatorët”, që do të thotë se zv.kryeministri, Koço Angjushev ka marrë pjesë në seancën qeveritare kur është miratuar heqja e doganës për “akumulatorët”, duke fshehur kështu interesat private. Ajo tha se kyeministri Zaev për këtë çështje duhet të na informojë brenda 60 ditëve.

Ka konflikt të interesave. Çfarë do të thotë sugjerimi jonë? Sugjerimi jonë bazohet në argumentet që i vërtetuam, që tregon për një pjesë të punës së zv/ kryeministrit, është vendim i kryeministrit se çfarë do të bëj dhe çfarë ai nënkupton me vërtetimin e përgjegjësisë. Por, çfarë do që të vendos, obligohet të na informojë në afat prej 60 ditëve- tha Ivanovska.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...