Kanë kaluar dy vjet që kur copa e akullit e njohur si A68 u shkëput nga Antarktida.

Imazhet satelitore tregojnë se akullnaja më e madhe botërore ka lëvizur në ujërat e Detit Weddell dhe tani po lëviz në veri përgjatë gadishullit të Kontinentit të Bardhë.

Për njëfarë kohe, dukej sikur masa e ngrirë prej 160 km ishte e mbërthyer në një pjesë të detit të cekët. A68 ishte në rrezik të bëhej “ishulli më i madh i akullt në botë”.

“Për një objekt që peshon rreth një trilion ton, akullnaja A68 duket të jetë mjaft e shkathët”, thotë Prof Adrian Luckman.

“Pas një viti qëndrimi pranë pjesës së akullit të tij mëmë, në mesin e vitit 2018, A68 u fut në Weddell Gyre, një rrymë oqeanike në kahun e kundërt, e cile e kaloi atë 270 gradë dhe e bartte atë 250 km në veri”, tha ai për BBC News.

“Akullaja është 160 km në gjatësi por vetëm 200 metra i trashë – një raport i ngjashëm me një kartë krediti – kështu që është befasuese sa pak dëme ka pasur në udhëtimin e saj deri më tani”.

Luckman nga Universiteti Swansea ka ndjekur progresin e saj duke përdorë satelitët Sentinel-1 të Evropës.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...