Aktorja e njohur, Margot Robbie po planifikon t’i japë Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it një mirëseardhje të ngrohtë, gjatë udhëtimit të tyre në Amerikën e Veriut.

Gjatë fundjavës, ylli i “Once Upon a Time in Hollywood” foli për miqësinë me princ Harry-n dhe Meghan Markle, duke thënë ndër të tjera se çifti kishte “arsyet e tyre” që hoqi dorë nga detyrat e familjes mbretërore.

“E kam njohur princin për pak kohë dhe është vërtet një djalë i mirë. E di më mirë se kushdo çfarë vendimi i madh është të transferohesh në gjysmën tjetër të botës. Ende më mungon Londra, por kisha arsyet e mia që lëviza, kështu që të gjithë kanë një të tillë përderisa marrin një vendim si ky.”- u shpreh Robbie, e cila ka jetuar për shumë kohë në Londër para se të zhvendosej në Los Angeles me bashkëshortin e saj.

Aktorja vijoi duke thënë se ajo dhe partneri i saj do të ishin më shumë se të lumtur nëse do të dilnin për një darkë me çiftin Sussex, nëse ata vendosin të kalojnë pak kohë në West Coast.

Ftesa publike për darkë e Margot vjen pak ditë pas ftesës së Madonna-s, e cila i ofroi publikisht çiftit mbretëror të jetonin me qira tek shtëpia e saj në Neë York. Me siguri, Meghan dhe Harry po vlerësojnë ofertat.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...