Aktori i njohur turk Cagatay Ulusoy është dënuar me 10 muaj burg për përdorim droge.

Ylli i kinematografisë turke u dënua fillimisht me 4 vite e 2 muaj burg së bashku me aktoren Gizem Karaca meë 18 maj 2018 me akuzën e trafikut të drogës.

Ndërsa këngëtari Cenk Eren u dënua me 6 vjet e 3 muaj burg për të njëjtën vepër penale.

Por dosja u transferua në Gjykatën e Apelit në Stamboll, e cila uli dënimin në 10 muaj burg për Ulusoy, Karaca, Eren si edhe 13 të pandehur të tjerë në çështje.

Cagatay Ulusoy është i njohur për rolin e tij ‘Sarp’ në filmin ‘I infiltruari’.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...