Aktori i njohur turk, Çağatay Ulusoy, ka filluar shërbimin ushtarak. Siç është raportuar nga mediat turke, si të gjithë qytetarët meshkuj turq që kanë mbushur moshën, i bashkohen ushtrisë për të kryer shërbimin e detyruar. Natyrisht, shërbimi i aktorit do të jetë i shkurtër, sepse, sipas ligjit turk, ai mund ta shkurtojë kohën në ushtri duke paguar shumën për kohën tjetër.

Çağatay e ka nisur shërbimin këtë të hënë, 20 janar, dhe do ta përfundojë atë më 10 shkurt.
Por Çağatay Ulusoy është përfolur shpesh edhe për jetën private. Prej kohësh, aktori i njohur për rolin e Sarpit, ishte në një lidhje me aktoren Duygu Sarisin, “Burxhu” nga seriali “Vrasje të vogla”.

Pak kohë më parë, u raportua se dy të rinjtë i kishin dhënë fund marrëdhënies, megjithatë aktorja i ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit që dha.

Sapo e panë në një qendër tregtare, gazetarët iu afruan për ta pyetur mbi lidhjen me aktorin e njohur: “Shumë mirë po shkon, tani po iki në një takim”,- tha Duygu, duke i lënë të gjithë konfuzë me këtë përgjigje.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...