Aktivistet Malala Yousafzai dhe Greta Thunberg u takuan së fundmi. Të dyja u shkëputën pak nga lufta për kauzat e tyre, mbrojtja e ambientit dhe të drejtave të njeriut dhe u takuan bashkë.

Greta Thunberg vizitoi Malala Yousafzai në Universitetin e Oksfordit, ku aktivistja pakistaneze është duke studiuar. Thunberg po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar për një grevë shkollore të planifikuar për më vonë këtë javë. Admirimi midis dy aktivistëve ishte i ndërsjellë.

“Kështu që … sot u njoha me rolin tim model”, shkruan Thunberg në tweet, duke shtuar ”Çfarë tjetër mund të them?”

“Ajo është e vetmja shoqe për të cilën unë do të lija në gjysmë mësimin,” tha Yousafzai.

Të dy aktivistet dolën në pah në një moshë të re, Malala për arsimimin e vajzave dhe Greta për mjedisin.

Ato të dyja i janë drejtuar Kombeve të Bashkuara dhe u nominuan për çmimin Nobel për Paqen (Malala fitoi në vitin 2014, kur ajo ishte 17 vjeç – Mosha e Thunberg tani).

Megjithatë, ato nuk ishin takuar deri tani, por kjo nuk do të thotë se nuk ishin fanse të njëra-tjetrës.

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...