Në një aksion ndërkombëtar policor që po zhvillohet në këto momente në fshatin Krushopek të Sarajit, është zbuluar një magazinë frutash ku është sekuestruar një sasi e madhe droge. Në këtë aksion policor po marrin pjesë edhe pjesëtarë të Policisë Financiare italiane. Aksioni policor është në rrjedhë e sipër. Për informata më të hollësishme do t’ju njohim në lajmet e orës 19:00.

Aksionin përmes një postimi në profilin e tij në Facebook e ka konfirmuar edhe vetë ministri i brendshëm Naqe Çulev.

“Informoj opinionin se Ministria për Punë të Brendshme në këtë moment ka ndërmarrë disa masa operative dhe aktivitete. Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake po kryhen bastisje në fshatin Krushopek në afërsi të Shkupit, për tregti të paligjshme të drogës”, shkruan mes tjerash Çulev.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...