Aksion policor në disa vendbanime shqiptare. Patrullime dhe kontrolle në rajonin e Sarajit, në Gërçec por edhe në fshatra të tjera si Studeniçan, rajonin e Karshiakës etj. Sipas informatave që ALSAT siguroi nga burime të tij, bëhet fjalë për një aksion që ka përfshirë bashkë jo vetëm policinë por edhe ndërhyrjen e shpejtë, duke shkaktuar panik te qytetarët. Nga MPB-ja nuk konfirmojnë por as përgënjeshtrojnë lajmin. Ekipi i TV Alsat gjendet në teren dhe ka regjistruar prezencën e policisë në hyrje të fshatit Gërçec dhe tek pompa e benzinës në lagjen Gjorçe 2./Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...