Në aksionin e fundit policor të udhëhequr nga Fronteks, në Austri janë arrestuar 12 persona për trafikim me emigrantë, gjithashtu janë arrestuar edhe 95 emigrantë pasi që kanë ndihmuar të dyshuarit.

Në aksion ku janë përfshirë 12 vende evropiane, si dhe Interpoli dhe Europoli, gjithsej janë arrestuar 26 persona dhe 2760 emigrantë ilegal, ka njoftuar Shërbimi për vepra penale në Austri. Është ndaluar hyrja ilegale e 1714 personave në vendet evropiane, ndërsa janë gjetur 92 dokumente udhëtimi të falsifikuara.

“Shtypja ndaj rrugës ballkanike është shumë e lartë. Trafikantët në atë rrugë shohin punë të madhe dhe nëpërmjet fshehjes së tyre në makina, mauna, e kamionë transportojnë emigrantë ilegalisht” ka thënë Xheraled Tacgern, shef i institutit Qendror për luftë kundër trafikimit me njerëz.

Numri më i madh i emigrantëve janë kapur nga Afganistani, Bangladeshi, Irani, India dhe Turqia./Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...