Dhjetëra lloje të ushqimeve u shtruan për shitje në oborrin e shkollës fillore “25 Maji” në Hasanbeg me qëllim të grumbullimit të parave për familjet në nevojë. Nxënësit, në rolin e kuzhinierit dhe shitësit me dashamirësi paketonin ushqimet që kërkonin blerësit.

“Unë jam Erdi, klasa e tretë, kemi hap një treg shkollor që ti mbledhim paratë dhe tua dërgojmë të varfërve”

“Është aktivitet shumë I mirë, po kënaqemi. Këto ushqime kush I ka përgatit? Mami bashkë me mua. Çfarë ushqimi ke sjell në shkollë? Pica të vogla. A I ke ndihmua mamit mi përgatit? Po.”

“Tregu shkollor për t’ju ndihmuar atyre që nuk kanë. Çka keni shit sot, çfarë ushqime keni këtu? Pite, kifle, pjeshka, gurabija”.

Organizatorët thonë se shuma e grumbulluar në këtë aktivitet humanitar do të zbut gjendjen e disa familjeve në nevojë, fëmijët e të cilëve janë nxënës në këtë shkollë.

Nëntë klasa ishin të përfshira, pesë nga cikli I ulët dhe katër nga cikli I lartë. Pasi shkolla jonë është në një mes ku çdo shtëpi ka nxënës në këtë shkollë, edhe vjet edhe sivjet paratë do të shkojnë në familje të nxënësve – tha Suzana Jakupi-Kurbardoviç, mësuese.

Përveç shitjes së ushqimeve, aksioni humanitar u shoqërua edhe me program artistik të përgatitur nga orkestra e shkollës.

Melihate Rustemi

Loading...

Shpërndaj me