Prokuroria Themelore Publike ka publikuar rezultatet e hetimit që kanë shkaktuar aksidentin tragjik në Llaskarcë ku u mori jetën të paktën 15 personave. Sipas prokurorit, Sasho Rajçev hetimi ka zbuluar se aksidenti ka ndodhur për shkak shpejtësisë së madhe dhe parregullsisë së frenave të autobusit dhe se është manipuluar tahografi. Shoferi ka vozitur me shpejtësi 99 km/h ndërsa shpejtësia e lejuar në atë rrugë për autobusët e tonazhit të lartë është 80 km/h. Në momentin e aksidentit shoferi nuk përdorte telefonin. Nga Prokuroria pohojnë se shoferi vuan nga diabeti por në momentin e drejtimi të autobusit ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm është arrestuar pronari i kompanisë Durmo Turs, 4 punëtorë të kontrollit teknik dhe një person që ka kontrolluar tahografin. Të gjithë ngarkohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së qytetarëve në trafik sipas Kodit Penal. Për 6 persona PPTH-ja ka kërkuar masën e paraburgimit ndërsa ndaj personit të shtatë masa kujdesi. Të gjithë personat për momentin ndodhen në stacion policorë në Shkup.

Drejtpërdrejt nga Prokuroria Themlore mbi aksidentin në "Llaskarcë"

Publiée par Alsat sur Jeudi 14 mars 2019

Loading...

Shpërndaj me

Loading...