Banorët e komunës së Gjorçe Petrovit kanë paralajmëruar protesta të reja për pasdite për shkak të incidentit të mbrëmshëm kur një fëmijë u lëndua rëndë si pasojë e goditjes me makinë gjatë kalimit të rrugës. Menjëherë pas incidentit të mbrëmshëm fëmija 10 vjeçar është dërguar në Qendrën Urgjente e më pas është transferuar në Klinikën e neurokirurgjisë, ndërsa gjendja e tij paraqitet stabile. Nga komuna e Gjorçe Petrovit kanë paralajmëruar se do të vendosin semaforë në rrugën “Boris Sarafov” në afërsi të shkollës Mirçe Acev” për parandalimin e fatkeqësive të tilla, ndërkohë kanë shtuar se Qyteti i Shkupit është kompetent për rrugën dhe vendkalimin ku ka ndodhur incidenti. Nga Qyteti i Shkupit kanë thënë se gjatë ditës do të komunikojnë se çfarë vendimi do të ndërmarrin për zgjidhjen e këtij problemi.

Alsat-M

Shpërndaj me

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com