Sulmuesi i Mançester Sitit , Serhio Aguero është përfshirë në një përplasje makinash përpara ndeshjes në Premierligë të Mançester Sitit me Kristal Pallasit. Sulmuesi 31-vjeçar nuk u lëndua në incident, por kjo ngre dyshime për disponueshmërinë e mundshme të Agueros për takimin në fundjavë. Ai nuk ishte në detyrë ndërkombëtare me Argjentinën, pasi menaxheri Lionel Skaloni zbuloi: “Serhio Aguero nuk është këtu sepse ai ka pasur një problem dhe nuk ka qenë duke stërvitur 100 përqind me klubin e tij”. Aguero ishte në rrugën e tij për të stërvitur në Mançester këtë mëngjes në “Etihad Campus”. Dhe përplasja në Range Roverin e tij, thuhet se ka ndodhur në atë rrugë.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...