Një person e humbi jetën ndërsa një është lënduar në një aksident i cili ndodhi rreth orës 4:20 në rrugën Strumicë – Radovish në udhëkryqin për fshatin Radiçevë, informoi Verner Stoillov nga Njësiti territorial i zjarrfikësve të Strumicës.

Në aksident janë përfshirë një kamion i markës “DAF” dhe një veturë “Sharan”. Në tërheqjen e personit që e humbi jetën dhe të lënduarit nga automjeti kanë marrë pjesë gjashtë zjarrfikës dhe një automjet i zjarrfikësve me përdorimin e veglës hidraulike.

I lënduari është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Strumicës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...