Me përballjen në Tetovë, në mes Shkëndija dhe Akademija Pandev, nisi java e 10-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Skuadra mysafire nga Strumica arriti që të arkëtojë 3 pikë, me shënimin e një goli ndaj Shkëndijës , në pankinën e së cilës debutoi trajneri Ernest Gjoka. Autor i golit të vetëm në këtë përbalje ishte Masllaç në minutën e 45 -të të pjesës së parë. Ndërkohë katër përballjet e tjera, të javës së 10-të, do të zhvillohen të shtunën, më 19 tetor. Lideri aktual, Vardari do të jetë në transfertë, përball Makedonija GJorçe Petrovit. Mjaft nxitje priten në sfidën në Kratovë, ku Sileksi do të mirëpret Renovën, ndërsa në Veles, skuadra e Borecit përballet me FC Shkupin. Në Shkup, në stadiumin “Todor Proeski”, Rabotniçki do të kërkojë pikë të reja ndaj skuadrës Struga Trim Lum. Të gjitha ndeshjet e javës së 10-të do të  nisin në orën 14.30.

 

Liga e Parë – Java 10

Shkëndija 0–1 Akademia Pandev

Makedonija Gj. P. – Vardari

Sileksi – Renova

Boreci – FC Shkupi

Rabotniçki – Struga Trim Lum

Loading...

Shpërndaj me

Loading...