The New York Times

Toksinat e ajrit na dëmtojnë në shumë mënyra. Përveç lidhshmërisë së njohur me kancerin e mushkërive dhe sëmundjen e zemrës, shkencëtarët tani po gjejnë pika të reja kontakti me çrregullime të tilla si diabeti dhe sëmundja e Alzheimerit.

Nuk dihet se në çfarë mase ndotja e ajrit çon në këtë. Shkencëtarët po përpiqen gjithashtu të zbulojnë se si disa njerëz kanë fituar rezistencë.

Disa studiues argumentojnë se përgjigjet e këtyre pyetjeve qëndrojnë në të kaluarën tonë evolucionare. Edhe paraardhësit tanë kanë luftuar gjithashtu me toksinat nga ajri, thonë Benjamin Trambël i Universitetit të Arizonës dhe Kejleb Finç i Universitetit të Kalifornisë Jugore.

Ata shtojnë se paraardhësit tanë zhvilluan rezistencë ndaj këtyre ndotësve dhe se kjo përshtatje sot na siguron një gamë të kufizuar të mbrojtjes ndaj toksinave në ajër. Disa adaptime gjenetike, nga ana tjetër, na kanë bërë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve.

Rreth shtatë milionë vjet më parë, thatësirat në Afrikë u intensifikuan. Në savana në mënyrë periodike ka pasur stuhi të forta ranore nga Sahara.

“Kur pluhuri rritet, ju keni probleme me mushkëritë,” tha Dr. Finç.

Mushkëritë e njerëzve të parë gjithashtu kanë qenë të irrituara nga grimcat e polenit dhe materieve fekale të prodhuara nga kafshët.

Dr. Finç dhe Dr. Trambël argumentojnë se shkencëtarët duhet të konsiderojnë mundësinë që këto rrethana e kanë ndryshuar biologjinë tonë.

Për gjenet ka disa pikëpamje dhe konsiderohet se ato kanë evoluar në mënyrë të konsiderueshme që kur paraardhësit tanë u zhvendosën nga pyjet.

Një prej tyre është MARCO, e cila shërben si një skemë molekulare lidhëse e përdorur nga qelizat e sistemit imunitar në mushkëritë tona. Këto molekula pastrojnë bakteret dhe grimcat.

Thithja e ajrit me pluhur çoi në evolucionin e këtij gjeni tek stërgjyshërit tanë që endeshin nëpër savana. Kështu thotë hipoteza e Dr. Finç dhe Dr. Tambël.

Më vonë, paraardhësit tanë e mposhtën zjarrin. Tymi ka krijuar një presion të ri evolucionar, besojnë Dr. Finç dhe Dr. Tambël. Për shembull, enzimat e mëlçisë kanë evoluar, në mënyrë që të nxjerrim toksinat që udhëtojnë nga mushkëritë në qarkullimin e gjakut.

Geri Perdu nga Universiteti i Pensilvanisë dhe kolegët e tyre gjetën prova se tymi shkaktoi evolucionin e një gjeni tjetër – AHR. Ky gjen krijon proteina. Kur toksinat bashkohen me proteina, qelizat lëshojnë enzima që neutralizojnë toksinën. Sidoqoftë, fragmentet që mbeten mund të çojnë në dëmtimin e indeve.

Dr. Perdu beson se tek njerëzit është zhvilluar një përgjigje më e dobët e AHR-së si një kompromis për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga toksinat nga ajri, por me sa më pak efekte anësore që të jetë e mundur.

Studiuesit kanë zbuluar se gjeni ApoE4 rrit rrezikun e demencës kur ekspozohet në ajër të ndotur. Sidoqoftë, këto anketime kanë të bëjnë me vendet e industrializuara.

Kur studiuesit vëzhguan komunitete të tilla si fermerët në fshatrat e varfër në Ganë ose pylltarët në Bolivi, ApoE4 pati një efekt të ndryshëm.

Në këto bashkësi, sëmundjet infektive janë shkaku kryesor i vdekjes. Në vende të tilla, ApoE4 rrit shanset që njerëzit të arrijnë moshën madhore dhe të kenë fëmijë.

Përzgjedhja natyrale mund të ketë favorizuar ApoE4 për qindra mijëra vjet, por ky gjen dhe të tjerë të ngjashëm me të mund të kenë pasur efekte anësore të dëmshme që ishin të padukshme për këtë kohë të pistë, me tym dhe moderne.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...