Rio Hilen është përforcimi më i ri i Ajaksit, i cili vjen në vend të Matijs De Ligt, për të cilin besohet se do të largohet nga kampionët e Holandës. Për De Ligtin kanë shfaqur interesim të gjithë skuadrat e mëdha evropiane, ndërsa së fundit është futur në lojë edhe PSZH , e cila është në pozitë më të mirë për të marë firmën e mbrojtësit holandez. Tani futbolliti i ri i Ajaksit, Rio Hilen, është i lindur në vitin 2003 dhe në 5 vitet e fundit ka luajtur për shkollën e të rinjëve të skuadrës së AZ Alkmaar dhe së fundit u shfaq edhe në fanellën e Holandës. Ajaksi për shërbimet e tij ka paguar 70 mijë euro, por duke ditur se futbollistët e rinj shumë shpejtë bëhen yje të mirënjohur, nuk do të ishte çudi që së shpejti të shitet për 50 mln euro.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...