Për të dytën herë brenda pak ditëve kryeministri Edi Rama, u ka kushtuar vëmendje të posaçme përgatitjeve për kompaninë ajrore të fluturimeve “Air Albania”, e cila pritet të nisë fluturimin inagural më 31 gusht. Avioni parë që po përfundon është një Airbus 319 dhe do të operojë me fluturime në linjën Stamboll-Tiranë-Stamboll. Pas tij do të vihen në përdorim edhe 2 avionë të tjerë të tipit A320.  Shpresohet që hyrja në fuqi e “Air Albania” të sjellë edhe çmime më të lira për biletat drejt Turqisë. 51 përqind e aksioneve të kompanisë “Air Albania” janë shqiptare, ndërsa 49 përqind i takojnë kompanisë së njohur turke të fluturimeve “Turkish Airline”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...