Nëpërmjet një letre kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar qytetarët për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO që paraqet arritje të madhe dhe jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e sigurt të vendit.

Integrimi EuroAtlantik ka qenë udhërrëfyes i aktivitetit tonë politik dhe shoqëror që nga fillet e veprimtarisë sonë gjer sot dhe përkushtimi jonë konzistent drejt realizimit të këtij synimi, pa e humbur përqendrimin për asnjë çast, ka rezultuar me sukses të përbashkët. Integrimi i plotë i vendit tonë, por edhe i rajonit në NATO e bën lirinë tonë të plotë, mundëson siguri, stabilitet, paqe të qëndrueshme, marrëdhënie të mira ndëretnike, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore. Arritjet e këtij viti të cilat mundësojnë barazi dhe integrim EuroAtlantik janë synim i të gjithë qytetarëve dhe partive politike në vend, prandaj të gjithë ne bashkërisht duhet të punojmë për rrumbullakimit të suksesshëm të këtij procesi. Këto arritje janë rezultat i punës së përbashkët të qytetarëve tanë, partive politike, shoqërisë civile, botës akademike, mediave dhe miqve ndërkombëtar. Kjo ëndërr e qytetarëve tanë që ka filluar të realizohet sot kërkon nga ne që të bashkohemi rreth Maqedonisë euroatlantike, thuhet mes tjerash në letrën e Ahmetit.

Shpërndaj me