Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka gjetur dy prodhime të importuara me organizma të modifikuara gjenetikisht. Njëri është oriz koçani për të cilin konfirmohet prejardhja e farës, ndërsa prodhimi tjetër është bërxolla soje nga kompania Vitalija, të importuara nga Serbia. Drejtori I Agjencisë, Zoran Atanasov tha se prodhimet gjenden nën mbikëqyrje zyrtare dhe pritet shkatërrimi I tyre ndërsa operatorët dhe përgjegjësit e kompanisë janë gjobitur.

Operatorët janë sanksionuar me gjobë prej 5 mijë euro ndërsa personi përgjegjës në kompani me gjobë prej 1.700 euro. Për prodhimet e “Vitalia” pritet një super analizë për shkak se operatorët në bazë të Ligjit mund të kërkojnë testime shtesë. Qytetarët nuk mund ta dallojnë se cili ushqim është me OMG nëse e njëjta nuk deklarohet në përmbajtjen e prodhimit”- deklaroi  Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë për ushqim dhe veterinari.

Pas akuzave të Agjencisë në fjalë, kanë reaguar nga kompania “Vitalia” duke sqaruar se produktet e tyre janë prodhuar në pajtueshmëri me standardet dhe rregullativën evropiane për cilësi. Më tej në reagim thuhet se është në rrjedhë super analiza e cila do të vërtetojë nëse ka lëshime nga rregullorja maqedonase e cila është në proces të harmonizimit me atë të BE-së.

Melihate Rustemi 

Shpërndaj me