Komisioni Evropian ka vërejtje se shumë dobët po realizihen mjetet e programit IPARD 2, ndërsa nga Agjencia pagesore arsyetohen dhe thonë se rezultatet e vërteta do shihen tek në vijim. Ndonëse deri tani nga programi IPARD 2 janë paguar vetëm 3 milionë euro, pritjet janë se deri në fund të vitit ky numër do arrijë 8.7 milionë euro. Deri atëherë do paguhen projektet e mëdha që tani janë në fazën e fundit të realizimit. Problemi me kapacitetet e pamjaftueshme dhe kuadort që do punojnë në aplikimet e bujqëve ende nuk është zgjidhur edhe përkundër punësimeve të reja, ndërsa drejtori Nikollço Babovski paralajmëroi 20 punësime të reja që do punojnë vetëm në tërheqjen e parave evropiane për bujqësinë.

Raporti është shumë real, Agjencia vërtetë ende duhet t’i përforcojë kapacitetet e saja. Tre milionë euro tashmë janë paguar dhe kjo tregon se jemi në rrugën e duhur. Dhe ajo që tha ministri, deri në fund të vitit kemi si cak të paguajmë 8.7 milionë euro dhe me këtë do e mbulojmë edhe këtë pjesë të raportit”-tha Nikollço Babovski, drejtor i Agjencisë pagesore.

Sot u paralajmërua edhe shpallja e re për Programin Ipard 2 për diversifikimin e firmave dhe zhvillimin e bizneseve të vogla. Bujqit do kenë në dispozicion 8 deri 10 milionë euro para evropiane, respektivisht përmes bashkë-financimit do u kthehen 65% e parave të investuara.

Ose konkretisht të interesuarit do munden të aplikojnë për modernizimin e fabrikave ekzistuese ose të reja për prodhimin e brumërave dhe ëmbëlsirave, ferma për ruajtjen e lepujve, kafshëve të egra, mbjellje të druve, ferma të akuakulturave për peshq të ujrave të ëmbël, hapjen e kinemasë, ndërmarrje radiodifuzive në vendet rurale siç janë radio ose televizione lokale, kapacitete akomodimi, restorante që ofrojnë shërbime hotelerike”-pohoi Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.

Kjo është shpallja e dytë për këtë masë të 7 për diversifikimin e firmave dhe zhvillimin e bizneseve të vogla. Në thirrjen e parë janë lidhur 23 kontrata me investime të përgjithshme prej 4.3 milionë euro.

Aleksandra Spasevska 

 

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...