Këngëtari dhe instrumentisti i njohur Agim Ajrullahu do të sjell në Shkup koncertin e tij të parë solistik. I pranishëm gjithmonë në festa të ndryshme dhe ahengje familjare, Agimi organizon këtë koncert së bashku me miq të tjerë artistë që do të ngjiten në skenë atë mbrëmje.

Gjatë koncertit Agimi dhe këngëtarët e tjerë pjesëmarrës do të shoqërohen nga okestra live nga bendi Agimit, ndërkohë që do të kujtohen edhe momente të ndryshme nga miqtë për karrierën e këngëtarit.

Koncerti Agim&Friends do të mbahet të hënën më datë 11 të muajit Nëntor në Shtëpinë e Armatës në Shkup, ndërsa hyrja është e lirë për të gjithë publikun.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...