Zidane: Bale e di vetë se çfarë duhet ...
Trajneri i Real Madridi, Zinedine Zidane ka mbajtur konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Espanyolit ...
Lexo më shumë...Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i është kundërpërgjigjur Arianit Ahmetit, pasi ky i fundit paralajmëroi se ka mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e tij. Ahmeti, i cili nga 1 janari i vitit 2017 e mban postin e zëvendës-sekratit të FFK-së dhe ka konfirmuar për kandidimin e tij për kryetar të FFK-së. Ndërkohë, kryetari i këtij organi Agim Ademi, i kontaktuar nga lajmi.net, ka thënë se nuk është në dijeni për këto nënshkrime por nëse është e vërtetë, ai e pranon vullnetin e delegatëve.
”Nuk e di, nuk ka asgjë zyrtare për këto nënshkrime. Por nëse është ashtu, unë do ta respektojë vendimin e delegatëve”, tha fillimisht i pari i Federatës për lajmi.net. Delegatët janë ata që zgjedhin postin e kryetarin dhe vetëm ata mund të vendosin nëse unë duhet të shkarkohem. Cilido të jetë vendimi i tyre, unë jam i gatshëm ta pranojë”, përfundoi Ademi.
Kujtojmë se në mediet kosovare raportohej qysh para një jave se Arianit Ahmeti veçse ka filluar të kontaktojë delegatët e klubeve kosovare, duke i kërkuar nënshkrimet e tyre për kandidimin e postit të kryetarit në FFK. KF Dukagjini nga Klina ishte klubi i parë që reagoi, duke thënë se ata e mbështesin plotësisht kryetarin e tanishëm dhe nuk do bien ”pre e asnjë individi dhe grupacioni të caktuar dashakeq”, duke aluduar te Ahmeti.
Trajneri i Real Madridi, Zinedine Zidane ka mbajtur konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Espanyolit ...
Lexo më shumë...Gjykata e Arbitrazhit sportiv ka vendosur që të hedhë poshtë vendimin e UEFA-s kundër Çellsit dhe i është pezu...
Lexo më shumë...Mungon që nga fundi i shtatorit dhe mesfushori francez pritet të rikthehet shumë shpejt të luaj për skuadrën e...
Lexo më shumë...Basketbollisti nga Suedia, Markus Erikson është një ndër basketbollistët më të mirë që njhet për shënimin e tr...
Lexo më shumë...