Filmi Aga`s House i Lendita Zeqirajt e shpërblyer në festivalet e vendit dhe ato botërore, duke u nominuar madje edhe me çmimin për konkurrencë në Oscar, ka shënuar fillimin e festivalit të filmit në Tetovë, Tiff Oda.

“Më kujtohet para 8 vitesh kur filluam këtë festival merrnin pjesë katër filma shqiptar nga gjitha vendet që morën pjesë në Berlin ku isha anëtar i forumit. Ndërsa këtë vit, tetë vite pas, filmat shqiptar ishin pjesëmarrës në disa festivale madhore duke filluar nga Torontoja e Moska, San Sebastian, Berlin, Kanë, Talin, Varshavë, karlovivari e tjerë”-tha Andamjan Murataj.

Agas House është njëri nga 3963 filmat që aplikuan për këtë festival, nga të cilët u përzgjodhën 105, ndërsa nuk mungon edhe juria profesionale që do zgjedh më të mirët.

“Në kategorinë Cine Ballkan, kemi anëtar jurie Andamjon Murataj, Andrea Panova dhe Filip Bergson. Në Vin Panorama kemi Maria Apçevska, Latif Hasolli dhe Johan Zhonga. Mysafir nderi kemi zotin Ali Azghar që do ketë dhe master klasë dhe aktorin e famshëm francës që do vjen me filmin Gruri, Zhan Marc Bar”-poho Berat Asani. Drejtor i Festivalit.

Edicioni i tetë i këtij festivali, do të zgjas 7 ditë, me prezantimet e filmave të shkurtër, punëtorive, dhe Kids Panorama, filmat e përzgjedhur për fëmijë.

Bashkim Sulejmani                                                                           

Loading...

Shpërndaj me

Loading...