Jeta e tij u vu shpesh në rrezik për shkak të shpejtësisë marramendëse në garat NASCAR.

Por një aksidenti ajror ka marrë jetën e pilotit 61 vjeçar, Michael Stefanik. Përplasja ka ndodhur pasditen e së dielës, por vetëm sot është dhënë lajmi i vdekjes së Stefanik. Ngjarja e rëndë ndodhi përgjatë kufirit Rhode Island-Connecticut.

Shkaku i saktë është ende nën hetim, me policinë që ka nisur punën për të zbardhur ngjarjet. Policia thotë se aeroplani me një vend të vetëm u ngrit nga aeroporti Riconn në Coventry, Rhode Island, por një problem në motorr e detyroi për tu kthyer në vendin ku u nis.

Megjithatë, problemi kishte qеnë i madh, me mjetin fluturues që u rrëzua në një zonë të pyllëzuar pranë aeroportit. Stefanik u soll në spital me djegie të rënda dhe më pas u shpall i vdekur.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...