Lockheed Super Constellation është një avion i bukur, një model klasik i SHBA nga vitet 1950 me kthesa të lëmuara dhe helika të fuqishme. Por edhe pse “Super Connie” është lënë të kalbet në një fushë me baltë në Azinë Juglindore për 25 vjet, ky nuk është fundi i tregimit. Lockheed gjithashtu ka një vend të veçantë në historinë e linjës ajrore Australiane të transportit ajror. Autoritetet e aeroportit në Filipine vendosën ta vënë Super Connie në ankand dhe ai mori vëmendjen e Qantas Founders Museum, i drejtuar nga Qantas Foundation Memorial. Duhen rreth 545.000 dollarë për ta restauruar, një sasi e konsiderueshme për muzeun, një organizatë jo-fitimprurëse e cila synon të ruajë dhe zbulojë historinë e Qantas, një nga linjat ajrore më të vjetra në botë. Super Connie pritet të bëhet një atraksion i madh në Qantas Founders Museum.

Alsat-M

Loading...

Shpërndaj me

Loading...