Një adoleshent ka mbijetuar 49 ditë vetëm në një varkë në Oqeanin Paqësor. Ai mbeti në oqean pasi varka e tij e peshkimit u lëviz në drejtim të pacaktuar nga erërat e forta. 19-vjeçari indonezian arriti që të mbijetojë nga uji i detit pasi varka u shty nga erërat 2.698 km. Aldi Novel Adilang e kishte ankoruar varkën 125 km larg bregut të North Sulawesi dhe mbahej në det me një litar të gjatë. Por gjatë erërave të forta, varka u shty drejt detit. Në atë pikë, adoleshenti ishte i bllokuar dhe kishte vetëm pak furnizim me ujë, ushqim, gaz dhe lëndë djegëse. 19-vjeçari kishte ushqim me vete për 7 javë të plota ndërsa pinte ujë nga rrobat e lagura nga dallgët e detit. Pas 49 ditësh më në fund ai arriti që të rregullojë radion e tij dhe të dërgonte sinjale për shpëtim. Ekuipazhi i një anije pranë Arpeggio, me flamurin e Panamasë, morën të riun nga ujërat e Guam.

Alsat-M

Loading...

Shpërndaj me

Loading...