Bebe Rexha ka lindur në Amerikë dhe ka zhvilluar karrierën si këngëtare, por adoleshenca e saj nuk ishte aq e bukur. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram se cfarë ka përjetuar.

Shoqet e klasës e tallnin për bukurinë dhe për këtë qante cdo ditë. Pavarësisht situatës, Bebe thotë se mësuesit nuk merrnin asnjë veprim për të qetësuar situatën.

“Një ditë në shkollën e mesme, isha ulur në lokal me të gjithë shoqet e klasës. Kjo vajza që më ngacmonte gjithnjë, filloi të shkonte nëpër tavolinë dhe t’i thoshte secilës nga vajzat se ishin të bukura derisa ajo erdhi tek unë dhe më bërtiti e shëmtuar në fytyrën time dhe të gjithë qeshën. Më ngacmonin çdo ditë dhe kthehesha duke qarë në shtëpi. Kisha frikë të shkoja në shkollë dhe asnjë nga mësuesit nuk bëri asgjë kur kërkova ndihmë. Sot festojmë ditën e shpirtit. Unë besoj se pa marrë parasysh se cila është e kaluara juaj, kush e doni apo ajo që besoni, ne të gjithë meritojmë të ndihemi të sigurt”, ka shkruar ajo.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...